Holalemania eshte nje nga mbajteset e para te vules se cilesise “Rekrutim i drejte per sektorin shendetesor ne Gjermani”

RAL Gütezeichen | Faire Anwerbung - Pflege Deutschland | Fair Recruitment - Healthcare Germany

Jemi shume te lumtur dhe krenare qe jemi nje nga kompanite e para qe iu dha vula e cilesisë “Fair Recruitment Care Germany” ne nje konference shtypi dixhitale nga Ministria Federale e Shendetesise (BMG) me 2 shkurt 2022.

Vula e cilesise eshte nje vule shteterore e dhene nga Republikes Federale e Gjermanise per rekrutimin e personelit infermieror nga vendet e treta. Kjo vule jepet nga Kuratorium Deutsche Altershilfe Wilhelmine-Lübke-Stiftung e.V. (KDA) dhe eshte zhvilluar nga Qendra Gjermane e Kompetences per Specialistet Nderkombetare ne Profesionet e Shendetesise dhe Infermierise (DKF) si pjese e masave te kujdesit te veprimit te bashkerenduar.

Me vulen e cilesise jepet nje vule me vlere shume te larte etike ne fitimin e profesionisteve ne sektorin shendetesor dhe ajo gjithashtu krijon transparence gjate gjithe procesit per te gjithe te perfshiret ne te.

Vula e cilesise gjithashtu ofron mbrojtje per personelin infermieror, pasi ajo percakton kerkesa te detyrueshme ndaj üpunedhenesit siç eshte perputhja me standardet nderkombetare te zbatueshme. Perveç kesaj, agjencite kontrollohen nga auditore te pavarur te paleve te treta dhe vula u jep punedhenesve dhe personelit infermieror orientim kur zgjedhin nje agjenci te përshtatshme per ta.

Vula e cilesise qendron per drejtesi, transparence dhe informacion. Ne baze te ketyre principeve ne punojme qe ne fillim te krijimit te agjensise sone dhe jemi shume te lumtur qe ky vleresim ve edhe nje here ne pah punen tone te besueshme dhe transparente te Holalemania.

Falenderojme klientet dhe kandidatet tane besnike, qe kishim nderin ti shoqerojme deri me sot!

  • On 1 March 2022